Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në autostradën Milot–Morinë, e njohur si “Rruga e Kombit”, ku janë përfshirë disa automjete.
Sipas Policisë Shqiptare, si pasojë e përplasjes janë lënduar dy gra, drejtuesja e njërit automjet, F.T., dhe pasagjerja N.T. Të lënduarat janë dërguar për trajtim mjekësor në spital dhe, sipas informacioneve paraprake, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:40, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendin e aksidentit dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të tij.