Aksident i rëndë në bulevardin “Serbia” në Shkup, tre të rinj të lënduar





Më 06.01.2026 rreth orës 21:50, në bulevardin “Serbia” në Shkup, ka ndodhur aksident trafiku ndërmjet një automjeti “Daihatsu” me targa bullgare dhe një triçiklete “Tomos”.
Si pasojë, lëndime të rënda trupore kanë pësuar M.S. (18) dhe S.R. (23), ndërsa lëndime trupore ka marrë edhe I.S. (19).
“Të lënduarit janë dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit ‘Sh. Naum Ohridski’”, informojnë nga SPB Shkup.TS