Ahmeti e Taravari në Çegran e Forinë: Fitorja e madhe e Valbon Limanit e pandalshme, e pa diskutueshme!
Një atmosferë e fuqishme fitoreje ka përfshirë sonte Çegranin dhe Forinën, ku aktivistët dhe banorët u vizituan nga liderët e AKI-së, z. Ali Ahmeti dhe z. Arben Taravari. Vizita u realizua në shoqërinë e kandidatit të AKI-së për kryetar komune, dr. Valbon Limani, Kryesuesit të Këshillit Komunal, z. Valdet Xhaferi, si dhe anëtarëve të kryesisë së shtabit zgjedhor.
Takimet u karakterizuan nga entuziazëm i jashtëzakonshëm, mobilizim qytetar dhe mbështetje e palëkundur për vizionin dhe programin fitues të AKI-së. Banorët e Çegranit dhe Forinës shprehën vendosmërinë e tyre për të shënuar një fitore historike në zgjedhjet e 11 janarit, duke konfirmuar besimin e plotë në lidershipin dhe alternativën e ofruar.
Mesazhet e unitetit, shpresës dhe zhvillimit dominuan këto tubime, duke e shndërruar mbrëmjen në një dëshmi të qartë se fitorja po afrohet dhe se mbështetja popullore është më e fortë se kurrë.
