“A do ta ndihmojë Rama, Vjosa Osmanin të zgjidhet presidente?”, gazetari jep detajet





Gazetari Rid Berisha ishte këtë të martë në një lidhje live për Euronews Albania, i cili foli mbi procesin dhe zgjedhjen e presidentes/presidentit të ri të Kosovës.

I pyetur nga gazetarja Esmeralda Mulaj nëse do mundet ta ndihmojë Edi Rama Vjosa Osmanin për t’u rizgjedhur sërishtë presidente, duke iu referuar kulmit të fushatës ku Rama i dha shumë kredite Osmanit në takimin BE-Ballkan Perëndimor për heqjen e sanksioneve.

Në bazë të kësaj, Berisha u shpreh se:

“Sa më shumë afrohet Rama me Osmanin, duket që kjo sposton sa më shumë ambicien e Osmanit, çka është në këtë situatë politike, ku Kurti është figura qendrore e vendimmarrjes aktualisht.
Secili proces, secila foto Rama-Osmani, Osmani bën edhe më shumë një figurë të pambështetur politikën Rama të Kurtit. Kështu që nuk duket e hajrit, nuk duket që ka bilanc të mirë për ambicien politike të Osmanit për secilën foto të sajë me Ramën, sepse kemi dy politikanë që kanë raporte antagoniste të thella, kanë raporte që manifestohet në pikëpamjen e raporteve shtetërore dhe raportet shtetërore nuk janë në nivelin e duhur siç duhet të ishin për shkak të raporteve të ngrira midis Ramës dhe Kurtit”, theksoi ai.