Tre persona gjatë fundjavës janë ndaluar (privuar nga liria) në Kumanovë, pasi që paraprakisht policia tek ata kishte konstatuar se po vozisnin automjetet, në gjendje të dehur.
Siç njofton Sektori për Punë të Brendshme (SPB) Kumanovë, një 37-vjeçar nga Kumanova, ishte ndaluar nga policia pasiqë ai po e ngiste makinën me me 1.63 promil alkool ne gjak.
“ Më datën 03.01.2026 në orën 23:53 në Kumanovë, policët e SPB-së Kumanovë e privuan nga liria M.P. (37) nga Kumanova. Gjatë një kontrolli trafiku, në bulevardin “Brigada e Tretë Sulmuese Maqedonase” në Kumanovë, u ndalua një automjet pasagjerësh “Volksëagen Passat” me targa të Kumanovës, të cilin M.P. po e drejtonte. Pas marrjes së masave, u konstatua se ai ishte nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht me 1.63 promil alkool në gjak”, tyhuhet në kumtesën për opinion të SPB-së Kumanovë.
Një banor i Krivo Pallankës u oshes 41-vjece, poashtu u ndalua, kurse policia konstatoi tek ai 1.66 promila alkool ne gjak.
“Rekordin” e alkoolit ne gja për këtë fundjavë e mbanë 39-vjeçari nga fshati Orashac i Kumanovës, i cili po e drejtonte makinën me 2.29 promilë alkool në gjak.
Policia 39-vjecarin e arrestoi në bulevardin “Brigada e Tretë Sulmuese Maqedonase” në Kumanovë, i cili në atë moment po e ngiste makinën e tipit “BMË”,. Pas këtij konstatim, policia e privoi nga liria edhe këtë qytetar të Kumanovës.