Një ngjarje e rëndë ka tronditur futbollin finlandez dhe komunitetin e Valkeakoskis. Pas rënies së FC Haka në divizionin e dytë, një grup tifozësh ka shkaktuar një incident serioz, që ka përfunduar me zjarr në Tehtaan Kenttä Stadium.
Siç konfirmoi hetuesja kryesore Maijastiina Tammisto, policia finlandeze ka arrestuar tre adoleshentë, të gjithë nën moshën 15 vjeç, të cilët ishin në vendin e ngjarjes. Njëri prej tyre pranoi se kishte ndezur një objekt, i cili besohet se shkaktoi zjarrin.
Zjarri shkatërroi plotësisht tribunën prej druri, që kishte kapacitet për rreth 400 spektatorë, ndërsa disa pjesë të fushës artificiale u dëmtuan dhe u bënë pjesërisht të paqasshme. Stadiumi ka një kapacitet me mbi 3,000 tifozë.
Menjëherë pas incidentit, përfaqësuesit e klubit dhe komuna e Valkeakoskis njoftuan se po shqyrtojnë masat për restaurimin dhe rindërtimin e objektit, me qëllim që stadiumi të bëhet i përdorshëm sa më shpejt të jetë e mundur. Masat e para përfshijnë vlerësimin e mundësisë për shembjen e strukturës së dëmtuar, pastrimin dhe riparimin e fushës artificiale.
FC Haka, themeluar në vitin 1934, është një nga klubet më tradicionale në Finlandë, me nëntë tituj kampion dhe dymbëdhjetë kupa kombëtare në historinë e tij.
Tehtaan Kenttä ka qenë shtëpia historike e klubit që nga vitet 1930 dhe ka një lidhje të ngushtë me komunitetin lokal, duke e bërë këtë humbje një goditje të madhe për tifozët dhe qytetin.
El FC Haka uno de los clubes más grandes de Finlandia tras terminar último del Grupo B con 17 puntos perdió la categoría.
Consumada la caída, un pequeño grupo: tres menores de edad, de aprox 15 años, incendiaron el estadio Tehtaan kenttä
Fuerza @FCHakaOfficial !!!
07.12 pic.twitter.com/FhfLGtB1Nv— ℕ ℝ ℝℕ (@Ultramaniatics) December 11, 2025