Klinika për Sëmundje të Fëmijëve në Shkup njoftoi një lajm të gëzueshëm: heroi i vogël LIR e përfundoi me sukses betejën e tij të vështirë me sëmundjen dhe e kaloi me sukses procedurën e trajtimit.
“Zilja e fitores përsëri tingëlloi fort që ta dëgjojnë të gjithë se heroi ynë LIR e kaloi me guxim dhe e fitoi betejën e vështirë”, thuhet në njoftimin e Klinikës, njofton TS.
Lirit i urojnë shumë shëndet, fëmijëri të lumtur dhe pa brenga, me shpresë që të rritet në gëzim e lumturi.