Sot u mbajt Kuvendi Zgjedhor i PDSH-së – Dega Tetovë, ku me votë unanime për kryetar të Degës së PDSH-së në Tetovë u zgjodh z. Visar Palloshi informon Tetovasot.
Gjatë kuvendit u zgjodh edhe Kryesia e Degës së Tetovës, e përbërë nga 19 anëtarë, si dhe strukturat udhëheqëse të degës, përfshirë nënkryetarët dhe sekretarin.
Për sekretar të Degës së PDSH-së Tetovë u zgjodh:
Zija Farizi
Ndërsa për nënkryetarë u zgjodhën:
Fatmir Tresi
Fatime Isai
Ejup Shabani
Agron Mustafi
Nga PDSH theksuan se zgjedhjet u zhvilluan në frymë demokratike dhe me unitet të plotë, duke paralajmëruar angazhim të shtuar për forcimin e strukturave partiake dhe veprimin politik në Tetovë.Tetovasot