Kandidati për kryetar të komunës së Gostivarit, Valbon Limani, së bashku me Kryesuesin e Këshillit Komunal, Valdet Xhaferi, realizuan një takim të hapur me bashkëvendësit e Ravenit, ku u zhvillua një diskutim i drejtpërdrejtë dhe konstruktiv rreth nevojave dhe prioriteteve të kësaj zone.
Banorët e Ravenit shprehën mendimet, sugjerimet dhe shqetësimet e tyre, duke dëshmuar për angazhimin e sinqertë për një të ardhme më të mirë dhe zhvillim të përbashkët. Takimi u zhvillua në një frymë bashkëpunimi, transparence dhe respekti të ndërsjellë, ku dialogu i hapur u vlerësua si bazë për vendimmarrje të drejtë dhe projekte konkrete në interes të qytetarëve.
Kandidati Valbon Limani falënderoi banorët e Ravenit për pjesëmarrjen, mbështetjen dhe besimin e treguar, duke theksuar se vetëm së bashku, me qytetarët, mund të ndërtohet një komunë më e zhvilluar dhe më e drejtë për të gjithë.
Takimet e tilla, sipas Limanit, do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, si pjesë e komunikimit të drejtpërdrejtë me qytetarët dhe prezantimit të vizionit për Gostivarin që determinon zhvillimin dhe mirëqenien.
