Valbon Limani: Jam i bindur se rezultati i 11 janarit do të jetë i njëjtë me zgjedhjet e 19 tetorit (VIDEO)
Valbon Limani kandidati për kryetar Komune në Gostivar nga koalicioni AKI, në emisionin Click Plus në TV21, theksoi se në zgjedhjet e 19 tetorit censusi nuk u arrit për 21 vota. Limani mes tjerash theksoi se në zgjedhjet e përseritura më 11 janar nuk do të ketë ndryshim të rezultatit.
“Censusi nuk u arrit për 21 vota, atë ditë qytetarët e dhanë verdiktin e vet se kush duhet të udhëheq me Komunën e Gostivarit, mirëpo për 21 vota i gjithë Gostivari duhet të shkojë në zgjedhje të përsëritura. Unë mendoj se ata votues të cilët e kanë votuar këtë opsion më 19 tetor, jam i bindur se nuk do të ketë ndryshim. E vetmja gjë e cila mbetet të shihet se si do të shkoj është numri i votuesve të cilët do të dalin në këtë raund të përsëritur”, tha kandidati i AKI-së për Komunën e Gostivarit, Valbon Limani.