Ursula von der Leyen: Përparim i mirë në bisedimet e paqes për Ukrainën, nevojiten garanci të forta sigurie
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e përshëndeti “përparimin e mirë” të arritur sot në bisedimet e paqes për Ukrainën.
Deklarata e saj erdhi pas një “telefonate të mirë, njëorëshe”, në të cilën ajo mori pjesë së bashku me Donald Trumpin, Volodymyr Zelenskyn dhe liderë të tjerë evropianë.
“Është arritur përparim i mirë, të cilin e përshëndetëm. Evropa është e gatshme të vazhdojë të punojë me Ukrainën dhe me partnerët tanë amerikanë që ky përparim të konsolidohet”, tha von der Leyen.
Ajo theksoi edhe një kusht kyç për hapat e mëtejmë: “Më e rëndësishmja në këtë përpjekje është të ketë garanci të forta sigurie që nga dita e parë.”