UNË JAM SHQIPTAR, A KA SHQIPTARË NË TABORIN TËND!





Faton Halili

Kështu Ismail Qemali tek filmi nëntori i dytë ju drejtua kapedanit të Janinës teksa ai pretendonte ta arrestonte, këtë frazë të tij do e konsideroj si mesazh unifikimi për gjithë shqiptarët e veçanërisht për shqiptarët e maqedonisë e sidomos klasën politike në vend që nuk e besoj ende që gjaku i tyre është bë ujë.

Me datën 13 dhjetor në Shkup është paralajmëruar një protestë mbarë kombëtare për çlirimtarët tanë që po gjinden në Hagë padrejtësisht sot e 5 vite.
Besoj ende në vlerat e popullit tonë panvarësisht bindjeve fetare,politike e partiake, të gjithë duhet të dalim në sheshin Skënderbe për të demonstruar zëshëm paknaqësitë mbi zhvillimet e asaj drejtësie të pabarabartë dhe të njëanëshme.

Poashtu të gjithë ata që kanë hamendësime dhe disa individë që dëshirojnë ti japin kahje me motivacione politike dua ti rikujtoj vetëm një gjë, se pala serbe marrë për bazë të gjithë historinë të gjitha faktet të gjitha të bëmat e lidershipit të tyre famëkeq Sllobodan Millosheviçit mbi popujt e Ballkanit e sidomos atij shqiptarë prapë me këmbëngulësi e mbështesin dhe e admirojnë figurën e tij monstruoze, parashtrohet një pyetje retorike çka po bëjmë ne!?
Ne pa fije turpi po mundohemi të gjejmë alibi të kota dhe ta gjejmë armikun brenda llojit vetëm e vetëm që shoqëria jonë, kombi ynë nga të gjitha anët të jetë sa më i polarizuar mbi këto çështje kaq madhore për vendin dhe historinë.

UÇK-ja bashkë me udhëheqësit e saj janë pjesë e pandashme e lavdisë për liri dhe pavarësi, kushdo që nuk i respekton vlerat e saj, ushtarët e trashigiminë e tyre historike mbi këtë vend gabon rëndë.
Çdo plumb i shkrepur nga ata ushtarë të asaj ushtrie sot duhet të shërbejë si jehonë për bashkim e pajtim.