UEFA ia “huq”, himni i Europa League luhet para ndeshjes Villarreal–Copenhagen
Sonte po zhvillohet ndeshja mes Villarreal dhe Copenhagen për javën e gjashtë të Ligës së Kampionëve, një përballje vendimtare për të dy ekipet.
“Yellow Submarine” ka vetëm 1 pikë, ndërsa danezët kanë 4 pikë para nisjes së ndeshjes.
Por momenti më i përfolur nuk erdhi nga loja, por nga hyrja e ekipeve. UEFA bëri një gafë të madhe: në vend të himnit të Ligës së Kampionëve, u luajt himni i Europa League – një situatë surreal që surprizoi tifozët dhe lojtarët.
Megjithatë, Copenhagen nuk u tremb dhe shënoi që në minutën e dytë, me Mohamed Elyounoussi, duke kaluar menjëherë në avantazh.
Ndeshja shihet si vendimtare për të dy ekipet, që synojnë të përfundojnë grupin me një rezultat pozitiv.
They’ve just played the Europa League tune rather than the Champions League one.
Might be taken with more humour if Villarreal were coasting through to the knockouts. pic.twitter.com/CxfzPFfPxH
— Ruairidh Barlow (@RuriBarlow) December 10, 2025