Qyteti i Shkupit është tronditur sot nga një protestë e madhe e shqiptarëve që po mbahet në Sheshin “Skënderbeu”, ku mijëra qytetarë janë mbledhur për të shprehur qëndrimin e tyre në mbështetje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në mesin e brohoritjeve të fuqishme “UÇK! UÇK! UÇK!”, protestuesit kanë mbushur sheshin dhe rrugët përreth, duke krijuar një atmosferë emocionale. Flamuj kombëtarë shqiptarë dhe simbole të UÇK-së janë valëvitur gjatë gjithë tubimit, ndërsa mesazhet kryesore kanë qenë për respektimin e luftës çlirimtare dhe drejtësi për ish-komandantët e UÇK-së, raporton TS.
Sipas organizatorëve, protesta është paqësore, por me një mesazh të fuqishëm politik dhe kombëtar, duke kërkuar që zëri i shqiptarëve të dëgjohet edhe nga faktorët ndërkombëtarë. Pjesëmarrës nga vise të ndryshme shqiptare i janë bashkuar tubimit, duke e kthyer Sheshin Skënderbeu në epiqendrën e reagimit qytetar./TS