Trump uron Krishtlindjen: Gëzuar përfshirë dhe fundërrinat e të majtës radikale që po na shkatërrojnë





Presidenti amerikan Donald Trump shfrytëzoi sezonin e festave për të përcjellë urime për Krishtlindje, por nuk munguan kritikat e ashpra ndaj kundërshtarëve të tij politikë.

Në një postim në rrjetin social Truth Social, Trump shkroi:

“Gëzuar Krishtlindjet të gjithëve, përfshirë fundërrinat e së majtës radikale që po bëjnë gjithçka që munden për të shkatërruar vendin tonë, por po dështojnë keqas”.

Presidenti republikan vazhdon të fajësojë Demokratët për një sërë çështjesh, duke përmendur ekonominë, tensionet sociale dhe konfliktet ndërkombëtare. Kritikat e tij përqendrohen veçanërisht tek presidenti Joe Biden, të cilin e konsideron përgjegjës për sfidat që, sipas tij, po përballen Shtetet e Bashkuara dhe bota.

Trump shpesh i referohet “majtës radikale” duke përfshirë jo vetëm figurat progresiste, por edhe demokratët e moderuar dhe kundërshtarët e tjerë politikë, duke ruajtur stilin e tij të ashpër dhe kaustik në komunikimin publik.

Aktualisht, Donald Trump po i kalon pushimet e Krishtlindjeve në rezidencën e tij në Mar-a-Lago, Florida.