Gjatë një takimi në rezidencën e tij në Mar-a-Lago, Presidenti amerikan Donald Trump i kërkoi kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu të përmbahet nga masat provokuese në Bregun Perëndimor dhe të rishikojë politikën e tij në zonë
Sipas mediave të huaja, Trump dhe ndihmësit e tij shprehën shqetësim për dhunën e kolonëve kundër civilëve palestinezë, paqëndrueshmërinë financiare të Autoritetit Palestinez dhe zgjerimin e vendbanimeve izraelite. Administrata amerikane theksoi se çdo përshkallëzim në Bregun Perëndimor mund të dëmtojë përpjekjet për zbatimin e marrëveshjes së paqes në Gaza dhe marrëdhëniet e Izraelit me vendet evropiane.