Tifozët sllovakë shkaktuan panik në avion! Njëri arrestohet në Aeroportin e Shkupit, 10 të tjerëve u ndalohet hyrja në Maqedoni





Një tifoz sllovak mbrëmjen e djeshme u arrestua në Aeroportin e Shkupit për sjellje agresive gjatë fluturimit nga Sllovakia, ndërsa 10 të tjerëve nuk u lejua hyrja në vend për arsye sigurie. Nga Policia njoftojnë se ndaj personit L.T. do të dorëzohet kallëzim përkatës.

“Më 10.12.2025 rreth orës 20:30, në SPB-Shkup, shërbimet e Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit dhe Qendra Rajonale për Punë Kufitare Veri raportuan se në një aeroplan që vinte nga Sllovakia, disa persona nën ndikimin e alkoolit, pjesë të një grupi tifozësh, nuk respektonin rregullat gjatë fluturimit dhe pas uljes, silleshin në mënyrë agresive dhe shqetësonin pasagjerët e tjerë dhe ekuipazhin. Policët mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe pas marrjes së masave arrestuan L.T. (38) nga Sllovakia, ndërsa 10 persona të tjerë, gjithashtu nga Sllovakia, nuk u lejuan të hynin në vend për arsye sigurie. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër L.T. do të dorëzohet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.