Thaçi mobilizon strukturat Dega Gostivar dhe Bogovinë: PDSH po hyn në fazë vendimtare





Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), z. Menduh Thaçi, realizoi sot një takim pune me strukturat partiake të Degës së Gostivarit dhe Degës së Bogovinës.

Gjatë takimit u diskutuan zhvillimet aktuale politike në vend, si dhe prioritetet strategjike të partisë në periudhën në vijim. Fokus i veçantë iu kushtua edhe çështjeve organizative në prag të konferencës vjetore të PDSH-së, e cila do të mbahet më 28 dhjetor 2025, në Pallatin e Kulturës në Tetovë.

Thaçi theksoi rëndësinë e angazhimit të strukturave në forcimin e organizimit partiak dhe koordinimit të aktiviteteve politike, duke nënvizuar se PDSH mbetet e përkushtuar në përfaqësimin e interesave të qytetarëve dhe avancimin e çështjeve kombëtare.

Nga ana e tyre, përfaqësuesit e degëve shprehën gatishmëri për angazhim maksimal në realizimin e objektivave të partisë dhe në përgatitjen e suksesshme të konferencës vjetore./TS

Thaçi mobilizon strukturat Dega Gostivar dhe Bogovinë: PDSH po hyn në fazë vendimtare