Në seancën të mbajtur sot në ora 15:30, Këshilli i Komunës së Tetovës ka miratuar me shumicë votash vendimin për zbukurimin e qytetit për festat e fundvitit 2025. Vendimi vjen pas një debati disaorësh mes këshilltarëve, ku u diskutuan aspektet financiare dhe organizative të dekorimeve festive.
Shumica e këshillit, e përbërë nga grupet këshilltare të VLEN dhe VMRO, votuan pro, duke i hapur rrugë nisjes së përgatitjeve për zbukurimin e qytetit.
Kundër vendimit votuan këshilltarët nga koalicioni AKI, ndërsa të përmbajtur ishin këshilltarët e, Më mirë për Tetovën, Levica dhe LSDM-ja.
Kryetari i Këshillit të Komunës së Tetovës, Jusuf Abduli, konfirmoi miratimin e vendimit dhe theksoi se zbukurimet e këtij viti synojnë të krijojnë një atmosferë festive më të ngrohtë dhe më atraktive për qytetarët dhe vizitorët.