Të shtëna me armë drejt objektit të Shoqatës Myslimane Shqiptare në Hollabrunn të Austrisë





Mbrëmë rreth orës 23:55 është qëlluar me armë zjarri në drejtim të objektit të xhamisë shqiptare, përkatësisht Shoqatës Myslimane Shqiptare, në qytetin Hollabrunn të Austrisë. Sipas informatave fillestare, sulmi është kryer nga
Fatmirësisht, nga incidenti nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa janë shkaktuar dëme materiale në objekt. Rasti ka alarmuar komunitetin shqiptar dhe besimtarët myslimanë në këtë zonë.

Autoritetet austriake kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit dhe identifikimin e autorëve. Ende nuk ka informacione zyrtare mbi motivet e këtij akti.

Ngjarja ka ngjallur shqetësim të madh dhe është dënuar si akt i rëndë që cenon sigurinë dhe bashkëjetesën ndërfetare.