Sinoptikët paralajmërojnë mot stabil dhe relativisht të ngrohtë për këtë javë, me mjegull lokale





Moti sot do të jetë me re të ndryshueshme dhe periudha me diell. Paradite në disa luginë do të ketë shfaqje të mjegullës. Do të fryjë erë e dobët, ndërsa përgjatë Vardarit erë mesatare nga drejtimi verior.

Temperatura minimale do të jetë nga 0 deri 6 gradë, ndërsa maksimumi do të arrijë nga 9 deri 14 gradë Celsius.

Në Shkup, paradite në disa pjesë të luginës do të ketë mjegull të dobët. Gjatë ditës do të mbajë mot me re të ndryshueshme dhe periudha me diell. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të zbresë deri në 5 gradë, ndërsa maksimumi do të arrijë 12 gradë.

Sipas parashikimit të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, gjatë javës së ardhshme do të mbajë mot stabil dhe relativisht i ngrohtë.

“Zona jonë do të gjendet nën fushën e presionit të lartë ajror, që do të sigurojë mot stabil dhe relativisht të ngrohtë. Në disa lugina gjatë paradites dhe natës do të shfaqet mjegull, gjë që do të bëjë që temperatura ditore të jetë më e ulët,” bëri të ditur DPHM.