Sezoni i ri me problemet e vjetra në Kodër të Diellit. Vazhdon edhe më tej infrastruktura të jetë e shkatëruar, mungesë parkingu, kanalizimi e ndriçimi publik janë disa nga problemet që çdo vitë përballet qendra turistike Kodra e Diellit.
Nga komuna e Tetovës thanë se punohet që edhe ketë vitë të organizohet transporti publik për vizitorët.
“Atëherë, edhe këtë vit do vazhdoj transporti i organizuar nga komuna e Tetovës për kodrën e Diellit. Sikurse vitet e shkuara edhe këtë vit transporti do organizohet gjatë vikendeve me tre deri në katër orare brenda ditës. Është një mundësi që të bëjmë thirrje deri tek qytetarët që të përdorin transportin publik, për t’i ikur kaosit në kodër të Diellit”. – tha Zëdhënësi i komunës së Tetovës, Albion Alili.
Servisohet teleferiku dhe pistat e skijimit
Ndëkohë, intensiteti i punëve për rregullimin e shtigjeve të skijimit, kontrollet e teleferikut janë shtuar, tha Drejtori i Kodrës se Diellit, Gani Aliji.
Sipas tij fokusi është vendosur tek teleferiku ku janë bërë të gjitha kontrollet e nevojshme. Aliji thotë se këtë vitë janë rrethuar edhe shtigjet e skijimit dhe për herë të parë do ketë tualete publike.
“Punët përgatitore për momentin janë në fazën e fundit për fillim të sezonit. Jemi në përfundim nga servisimi e deri tek gjërat tjera që janë të nevojshme. Stazat e skijimit të gjitha do jenë në lëshim, janë pastruar janë rregulluar për skijim. Kemi vendosur mbrojtëse për skijatorët dhe vendojmë edhe mbrojtëse të reja tek ski liftat dhe do kemi edhe sinjalizim tek gjitha pistat” – u shpreh Drejtori i Qendrës Turistike “Kodra e Diellit”, Gani Aliji.
500 shtretër, të rezervuar për janar e shkurt
Për sezonin dimëror në Kodër të Diellit të gatshëm janë shprehur edhe drejtuesit e objekteve hotelerike. Sipas tyre kapacitetet hotelerike për janarin dhe shkurtin tashmë janë të bllokuara, ndërsa në ofertë për turistët janë gjithsej 500 shtretër.
“Jemi të gatshëm për të filluar një sezon të mbarë. Mungesat dihen, rrugët duhet të përgatiten, infrastruktura rrugore ka nevojë të punohet pak. Çmimet janë të njëjta nuk janë ndryshuar. Sa iu përket shtretërve të njëjtat janë, 500 shtretër ka Kodra e Diellit, flas edhe për vilat private. Janarin dhe shkurtin e kemi pothuajse të rezervuar” – u shpreh Hashim Hasani, pronar hoteli.
Përndryshe investimet miliona euro të premtuar nga çdo ganiturë politike kanë mbetur në letër, deri më tani investimi më i madh ka qenë teleferiku me gjashtë ulëse.
Sipas informatave jo zyrtare flitet se vitin e ardhshëm, pritet të fillojnë edhe punimet për ndërtimin e teleferikut nga Tetova për në Kodër të Diellit, e që pritet këtë koncesion ta merr një kompani nga shtetet e Lindjes.