Planet e koalicioneve janë të përkohshme, tha mes tjerash Ziadin Sela në Click Plus, duke komentuar largimin e Krenar Llogës. Sela tha se Lloga ishte skeptikë që partia do ta rimarrë veten pas largimit nga koalicioni Aleanca Kombëtare për Integrim.
“Unë mund të transmetoj atë që është thënë, në kuadër të mbledhjes që kemi pasur të Kryesisë së ngushtë. Z.Lloga ishte skeptikë që me daljen nga AKI-ja do të mund ta rimarrim veten, dhe donte të dijë se cili ishte plani më tutje. Dhe unë nuk mendoj se këto gjëra bëhen me plan, por e para, plani i parë duhet të jetë besimi që duhet të kesh në vetvete, në punën tënde, në pastërtinë tënde, në ofertën tënde”, theksoi mes tjerash Sela.