Sami Lushtaku për Adriana Matoshin: Sikur kur del prej një shtëpie publike, ajo dhe të të tjerë të kenë kujdes çka flasin





Sami Lushtaku ka pranuar detyrën e kryetarit të Skënderajt. Pas ceremonisë së mbajtur në kuvendin komunal të Skënderajt, Lushtaku është pyetur rreth deklaratave të ish-deputetes së Vetëvendosjes, Adriana Matoshi, për Lushtakun dhe djalin e tij, Mërgimin.

“Ajo është niveli i saj, sikur kur del prej një shtëpie publike, e jo si një deputete që ka përgjegjësi për fjalën që flet me qytetarët. Prandaj, mendoj se edhe zonja Matoshi edhe do zonja tjera duhet të kenë kujdes se çka flasin sepse mendoj se fjala e tyre është bajagi me peshë.

Nëse ka dikush vërejtje për punën dhe angazhimin tonë, le të flasin me fakte”, tha Lushtaku.

Ai është pyetur edhe rreth ‘rikthimit’ të Ramiz Lladrovcit në PDK, për të cilin tha se ‘beson se nuk është PDK” por se ‘i respekton vendimet e partisë’.

“Mendimet asnjëherë nuk i ndryshoj, për mu Lladrovci nuk është PDK por unë i respektoj vendimet e kryetarit dhe kryesisë së partisë”, tha Lushtaku.