Rruga Tetovë-Prizren, Zekolli: Në pjesën e Kosovës janë më para me hapa, ndërsa e mira është se ne kemi ndarë 2 milionë euro
Zëvendësministrja e Transportit, Kaltrina Zekolli në Click Plus në TV21, bëri të ditur se për rrugën Tetovë – Prizren janë ndarë 2 milionë euro. Zekolli theksoi se kjo rrugë është me rëndësi të madhe nga aspekti ekonomik por edhe në aspektin e turizmit.
“Rruga Tetovë – Prizren është shumë i rëndësishëm nga aspekti ekonomik. Kemi bërë shumë takime, Kosova është më përpara me hapa, në fillim të mandatit tim kemi hasur në një memorandum bashkëpunimi mes dy qeverive, por që nuk kishte lëvizur asnjë hap përbrenda memorandumit. Kemi arritur ta kalojmë fazën e detyrës projektuese. Për këtë projekt 2 milionë euro janë të ndara në buxhetin e Ndërmarrjes Publike “Rrugët Shtetërore” për hapjen e tenderit për projektin kryesorë”, deklaroi Kaltrina Zekolli – zëvendësministre e Transportit.