Rrëzohet një avion në Mavrovë, dy shtetas kosovarë të lënduar





Rreth orës 12:30 është rrëzuar një avion sportiv në zonën e Mavrovës. Sipas informacioneve të siguruara nga TS, në avion ndodheshin dy shtetas nga Kosova.

Fatmirësisht, pas rrëzimit ata kanë marrë vetëm lëndime të lehta dhe menjëherë janë transportuar në spital për trajtim mjekësor.

Autoritetet kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo