Rikthehen në vëmendje akuzat e ish-kunatave të Violetë Kukajt: E dërgoi vëllanë tonë në psikiatri për t’iu ikur borxheve

Ngjarjet e mëparshme mes motrave të ish-bashkëshortit të këngëtares Violetë Kukaj dhe Eni Çobanit po rikthehen në vëmendje.

Në një episode të programit “Shihemi në Gjyq” u diskutuan akuzat e forta të Remzijës ndaj Bahrijes, përfshirë pretendimin se vëllai i tyre, Faik Retkoceri, ishte shtruar në spitalin psikiatrik të Prishtinës me ndërhyrjen e Violetës, për t’iu shmangur borxheve.

Në studion e Eni Çobanit u zhvillua ky dialog i tensionuar:

Remzije: E ka marrë vëllain e ka çuar në spital.

Eni Çobani: Zonja Bahrije, të lutem tani. Hodhe një fjalë këtu që vëllai është në terapi. Kjo është shumë e rëndë. Pra zoti Faik është vëllai juaj i vetëm, ju jeni 4 fëmijë.

Bahrije: Babai im ka vdekur përpara 48 vjetëve.

Eni Çobani: Dhe vëllai juaj jeton sot me nënën apo jo? Zonja Bahrije, kush e shtroi Faikun në spitalin psikiatrik të Prishtinës?

Bahrije: Unë nuk e shtrova.

Remzije: Tregoje të vërtetën si ka ndodhur rasti!

Bahrije: Unë nuk e shtrova vëllain në spital, unë nuk e shtrova vëllain në psikiatri!

Eni Çobani: Si nuk e ke shtruar? Unë kam letrën këtu.

Bahrije: Ishte viti 2018. Të lutem dëgjomë. Më merr vëllai në telefon në orën 12 të natës dhe më thotë “të lutem, ti duhet të vish për Kosovë”. Unë kam marrë burrin tim dhe kemi udhëtuar, ka qenë ditë e diel, të hënën kemi mbërritur në Kosovë. Kur kemi mbërritur, kam takuar vëllain dhe nënën vetë në shtëpi. Nusja, Violetë Kukaj dhe fëmijët kanë dalë nga shtëpia. Vëllai ka qenë

vetëm me nënën.

Eni Çobani: Ju pretendoni që kjo martesë u prish për shkak të borxheve?

Bahrije: Për shkak të borxheve.

Remzije: Po pse moj ti e çoje vëllain?

Bahrije: Violeta, nuk ka dashur moj të të marrë ty.

E gjithë historia është përqendruar tek përpjekjet e Bahrijes për të ndihmuar vëllain, ndërsa Remzija akuzon për favorizim dhe fshehje. Sipas Eni Çobanit, spitali psikiatrik i Prishtinës ka lëshuar një raport mjekësor më 18 tetor 2018 që konfirmonte gjendjen e Faikut, ndërsa Bahrije pohon se veprimet e saj ishin të orientuara vetëm për të ndihmuar vëllain.

Pavarësisht debatit të ashpër dhe akuza të ndërsjella, këngëtarja Violetë Kukaj nuk ka dhënë asnjë reagim publik lidhur me ngjarjet. Historia, megjithatë, rikthehet sërish në qendër të vëmendjes dhe vijon të diskutohet gjerësisht në mediat shqiptare.