Rezervat valutore të Kinës rriten në nëntor





Rezervat valutore të Kinës arritën gjithsej 3.3464 trilionë dollarë amerikanë në fund të nëntorit të sivjetshëm, duke u rritur me 3 miliardë dollarë amerikanë, ose 0.09 për qind, krahasuar me fundin e tetorit, treguan të dhënat zyrtare të dielën.

Administrata Shtetërore e Këmbimit Valutor e Kinës u shpreh që kjo rritje ka ardhur prej ndikimit të ndërthurur të këmbimit monetar dhe ndryshimeve në çmimet e aseteve.

Prej faktorëve të tillë, si të dhënat makroekonomike e prishmëritë e politikës monetare të ekonomive kryesore, treguesi i dollarit amerikan ra në nëntor, ndërsa çmimet globale të aseteve financiare përjetuan lëvizje të përziera, vuri në dukje administrata.

E mbështetur nga një ekonomi e qëndrueshme, Kina ka themele të forta për të ruajtur qëndrueshmërinë e përgjithshme të rezervave të saj valutore, theksoi administrata.