Rama uron Kurtin: Uroj që mandati i konfirmuar nga populli të kthehet në sukses e në mbarësi për Kosovën
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar Albin Kurtin për fitoren në zgjedhjet e parakohshme të mbajtura të dielën në Kosovë.
Ai ka thënë se uron që mandati i ri do të kthehet në mbarësi për Kosovën dhe marrëdhënie vëllazërore mes dy shteteve.
“E kam uruar kryeministrin e rizgjedhur të Kosovës, për fitoren domethënëse dhe uroj që mandati i konfirmuar nga populli i Kosovës për Albinin e për partinë e tij, të kthehet në sukses e në mbarësi për Kosovën, si edhe për marrëdhënien vëllazërore mes dy shteteve tona. Gëzuar”, ka shkruar Rama në platformën “X”.