Putin takim nesër me Erdogan në Turkmenistan





Presidenti rus, Vladimir Putin do të takohet të premten me homologun e tij turk Rexhep Tajip Erdogan. Sekretari i shtypit i Kremlinit tha se Putin do të takohet me Erdoganin në Turkmenistan, gjatë vizitës së tij të planifikuar atje.

Peskov zbuloi gjithashtu se sonte presidenti rus mund të ketë një bisedë telefonike ndërkombëtare, që zakonisht do të thotë kontakt me një figurë të lartë globale.

Vizita dy-ditore e Putinit në Turkmenistan përkon me pjesëmarrjen e tij në forume për të festuar Vitin Ndërkombëtar të Paqes dhe Besimit, Ditën Ndërkombëtare të Neutralitetit dhe 30-vjetorin e neutralitetit të përhershëm të Turkmenistanit.

“Përveç kësaj, Vladimir Putin do të zhvillojë disa takime dypalëshe me udhëheqës të huaj në margjinat e forumit”, shtoi ai.