Presidenti rus Vladimir Putin tha sot se Rusia nuk dëshiron luftë me fuqitë evropiane, por nëse Evropa e dëshiron një përballje, Rusia është menjëherë e gatshme për luftë.
“Jemi të gatshëm për luftë me Europën”, deklaroi ai, duke shtuar se fuqitë evropiane po vendosin kërkesa për një zgjidhje të mundshme paqësore për Ukrainën, të cilat Moska i konsideron absolutisht të papranueshme.
“Nuk kemi ndërmend të luftojmë me Europën, por nëse Evropa e dëshiron dhe e nis, ne jemi që nga ky moment të gatshëm”, tha Putin para gazetarëve, në prag të një takimi me të dërguarin amerikan Steve Witkoff në Moskë.
Ai akuzoi europianët se po përpiqen të pengojnë përpjekjet amerikane që synojnë t’i japin fund luftës në Ukrainë. “Ata nuk kanë program paqeje, ata janë në anën e luftës”, theksoi Putin.