Nga Ministria e Punëve të Brendshme, bëjnë të ditur se mbrëmë me urdhër të prokurorit nga Prokuroria Themelore për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit është privuar nga liria ish-avokati i shtetit Fehmi Stafa. Nga MPB theksojnë se gjatë ditës do të ketë informacione shtesë.
“Zyrtarë policorë, me urdhër të prokurorit nga Prokuroria Themelore për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, dje (13.12.2025) e privuan nga liria F.S. Më shumë detaje lidhur me këtë rast do të bëhen të ditura gjatë ditës”, thonë nga MPB