Shkruan Saranda R.Shala
Vetẽm nē Kosovẽ ndodhẽ tẽ bēhesh, politikan, mjek,inxhinier,gazetar,sportist etj.brenda natẽs.
Kẽtu ngritet njeriu qẽ s’ka kurqfarẽ vlere, qẽ s’di me mbajtē njẽ fjalim pa letēr pērpara.
Pa elokuencē, pa retorikẽ, pa stil,kur flasin vetẽm pẽshtymẽ çka nuk qesin nga goja…
Pẽr krejt kẽto gjẽra njeriu duhet tẽ ketẽ njē bagazh jetẽsor.
Kẽtu gdhihen ministra pa kendu gjeli i mengjesit. Tē jesh politikan i mirē,profesionistē tē duhen vite studimi,djerse e mund pa fund, sakrifice pẽr tē qene nē nivele diskutimi dhe performancẽ nē nivele europiane dhe nga bota.
Ne nuk kemi nevojē pẽr kukulla parlamenti.
Parlamenti nuk ẽshtẽ sfiladẽ e konkurseve tē bukurisē apo aheng i dasmave ku kēndojnẽ kẽngẽtarẽt pēr tē ju thur kẽngẽ ose lavde liderẽve tē tyre partiak.
Nuk kemi nevoje pẽr adoleshenta, rrugaqa,mashtrues,gẽnjeshtar, analfabetẽ shoqẽror.
Kẽrkoj falje nẽse dukem qē shprehem ashpēr.
Por njē pjese tē madhe qē jeni duke kandiduar nẽ politike, deputetẽ,ministra,kryetar bashkie,asambleista çfardo qofshi,nuk do te ju kisha dhẽnē kurrē votẽ.
Juve qẽ nuk ju voton as familja lẽre komuniteti, jeni jo shpresa e ardhme e kẽtij vendi, por shkatẽrrimi mē i madh i njē vendi.
Unẽ nuk di çfarẽ kontributi keni dhẽnē nē jetē apo nẽ vend qẽ t’a meritoni votẽn e qytetarẽve.
Njē politikan qē s’ ka bērē kurrē njẽ hulumtim shkencor, qē nuk i ka lexu 10 libra nẽ jetē,si tē ju votojmẽ.
Prandaj jo kot nē vendin tonẽ bēhesh politikan brenda ditẽs e brenda natẽs.