Më datë 14.12.2025 në ora 01:05 në rrugën rajonale Tetovë-f.Jazhincë, në fshatin Leshkë tl Tetovës, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin D.B. (35) nga fshati Sllatinë, Tetovë. Gjatë kontrollit në komunikacionin rrugor, zyrtarët policorë kanë ndaluar një automjet pasagjerësh “Audi” me targa të Tetovës, të cilin e drejtonte, dhe pas masave të ndërmarra është konstatuar se ka qenë nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht ka pasur 1.77 promila alkool në gjak. Menjëherë është përjashtuar nga komunikacioni dhe është mbajtur në stacion policor. Pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të vijojë kallëzim sipas nenit 297-a të Kodit Penal – “drejtim i pakujdesshëm i automjetit”.