Ish-përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian për Punët e Jashtme dhe rektorja e Kolegjit të Europës, Federica Mogherini thuhet se është arrestuar këtë të martë nga policia belge, si pjesë e hetimeve dhe kontrolleve të kryera në Kolegjin e Evropës dhe Shërbimin e Veprimit të Jashtëm.
Doner King
Sipas asaj që gazeta belge “L’Echo” raporton, mësohet se Moghnerini e cila më herët ka mbajtur postin e ministres së Jashtme ka rënë në pranga pasi dyshohet se ka abuzuar me programet e trajnimit për diplomatët e rinj.
Më herët u raportua se autoritetet belge arrestuan tre persona, sa i përket mashtrimeve në lidhje me trajnimin e financuar nga BE për diplomatët e rinj. Bastisjet, të kryera me kërkesë të Zyrës së Prokurorit Publik Evropian (EPPO) dhe të miratuara nga gjyqtari hetues dhe Policia Federale Belge, u kryen në EEAS në Bruksel, ndërtesat e Kolegjit të Evropës në Bruges dhe shtëpi private.
Hetimet kanë të bëjnë me Akademinë Diplomatike të Bashkimit Evropian, një program trajnimi për diplomatë të rinj në vendet e BE-së.