Petrushevski: Nuk do të ketë migracion ilegal dhe kjo çështje është e mbyllur





Çfarë po ndryshon në politikat evropiane për migrantët? A po spekulojnë mediat britanike apo pushteti nuk po i zbulon detajet e marrëveshjeve strategjike me Britaninë e Madhe?

“Se kush i beson kujt, e tregojnë qytetarët në zgjedhje, dhe këtë e treguan shumë qartë si në zgjedhjet e fundit parlamentare ashtu edhe në ato lokale. Mediat dhe politikanët britanikë kanë të drejtë legjitime të debatojnë për problemet që duan t’i zgjidhin. Fakt në Maqedoni është që opozita, nga mungesa e ofertës, po i mobilizon qytetarët dhe sot e kanë nisur ‘Betejën për Maqedoninë’ me një peticion online kundër migrantëve, për të cilin si kryeministri, ashtu edhe çdo anëtar i qeverisë dhe deputetët e shumicës në pushtet thonë qartë dhe pa dilema se nuk ekziston. Nuk do të ketë migracion ilegal dhe kjo çështje është e mbyllur, është një temë e imponuar nga opozita në Maqedoni”, tha Brane Petrushevski, deputet i VMRO–DPMNE-së.