Drejtoresha e Drejtorisë së të Ardhurave Publike, Elena Petrova, në emisionin Biznis21 në TV21 deklaroi se pas ngjarjes tragjike në Koçan janë forcuar mekanizmat e brendshëm të kontrollit dhe procedurat disiplinore në institucion.
“Ne vazhdimisht iniciojmë procedura disiplinore dhe ndërmarrim masa ndëshkuese për shkelje të ndryshme. Nuk mund të them se ka qenë praktikë e përgjithshme, por veprojmë mbi raste të konfirmuara. Pas tragjedisë në Koçan filluam menjëherë me përmirësimin e mekanizmave të brendshëm që mundësojnë parandalimin e parregullsive dhe forcimin e kontrollit të punës,” tha Petrova.