Kryesia e Degës së Tetovës zhvilloi sot mbledhjen e saj të parë, ku i pranishëm ishte edhe Kryetari i Partisë, z. Menduh Thaçi.
Gjatë këtij takimi u realizua konsolidimi i plotë i Degës së Tetovës, si dhe u përcaktuan hapat e radhës për organizimin dhe funksionimin e saj në periudhën në vijim.
Mbledhja u zhvillua në një frymë bashkëpunimi dhe angazhimi, me fokus në forcimin e strukturave partiake dhe rritjen e aktivitetit politik në terren.