Pas heshtjes dhe dhimbjes së madhe, Gjesti me mesazh prekës për fansat dhe zbulon rikthimin





Pas një periudhe të gjatë heshtjeje, Gjesti është lajmëruar më në fund publikisht, duke prekur zemrat e ndjekësve të tij.

Përmes një mesazhi emocional, ai ka falënderuar të gjithë fansat dhe dashamirët që i kanë qëndruar pranë atij dhe familjes së tij në një nga momentet më të vështira të jetës, humbjen tragjike të vëllait.

Artisti ka shprehur mirënjohjen e thellë për mbështetjen gjatë kësaj kohe të rëndë.

Në të njëjtin mesazh, Gjesti ka uruar edhe Vitin e Ri. Ajo që ka ngjallur më shumë interes është zbulimi i tij se në muajin janar do të rikthehet aty ku e ka vendin, në muzikë.