Presidenti i SHBA-së, Donald Trump paralajmëroi për sulme tokësore kundër trafikantëve të drogës në Venezuelë dhe rajone të tjera. Këto paralajmërime erdhën teksa Trump ishte duke folur me gazetarët në Shtëpinë e Bardhë.
“Sulmet tokësore do të fillojnë të ndodhin. Ne eliminuam 96% të drogës që po hynte nga deti. Tani po fillojmë nga toka, toka është shumë më e lehtë. Kjo do të fillojë të ndodhë”, tha ai.
Kur u pyet nëse kishte diçka që vendi mund të bënte për të parandaluar sulme të mundshme tokësore, Trump u përgjigj se “nuk do ta thoshte këtë”.
“Nuk dua ta them këtë, por këto nuk janë vetëm sulme tokësore ndaj Venezuelës, por sulme tokësore ndaj njerëzve të tmerrshëm që importojnë drogë dhe vrasin popullin tonë”, shtoi presidenti amerikan.
Trump e ka përsëritur shumë herë gjatë javëve të fundit se po shqyrton kryerjen e sulmeve të tilla, duke kërcënuar me veprime të menjëhershme kundër rrjeteve të trafikimit të drogës nëpërmjet rrugëve dhe kalimeve kufitare.
Presidenti amerikan u pyet gjithashtu nëse SHBA-të planifikonin të sekuestronin më shumë nga asetet e naftës së Venezuelës, por ai shmangu përgjigjen.
“Nuk do të ishte shumë e zgjuar nga ana ime t’jua thoja këtë”, tha ai.
Trump:
We knocked out 96% of the drugs coming in by water.
Now we are starting by land, land is a lot easier.
That is going to start happening. pic.twitter.com/IoFzbNO28y
— Clash Report (@clashreport) December 12, 2025