‘Pajtimi politik” dhe lustracioni qe nuk u kry kurrë…





Ka ardhur koha e hapjes se dosjeve politike , ku ne te njejten kohë të miratohen ligje për verifikimin e të gjitha kuadrove politike ne të gjitha sistemet

Skënder MULLIQI

A ka pasur mundësi të bëhët ‘pajtim politik’, pas përfundimit të luftës?Praktika njeh shumë terma , por akskund nuk është regjistruar “pajtimi politik”.Shoqëritë kishin dalë nga sistemet totalitare –komuniste, kështu edhe shoqëria e Kosovës nga komunizmi jugosllav-serbian.U kalua në sitemin pluralist demokratik shumë partiak.Për shkak së sa po dolëm nga lufta çlirimtare vështirë ishte të shohnim konstruktin shoqëror sipas modelit të ri të pluralizmit.Nuk mund të shihnim pluralizmin në një gjendje të afërt më luftën. Vendi kërkonte rindërtim se ishte shkatërruar nga flakët e luftës .Njerëzit gjithë vemendjën kishin të sigurojnë një kulm mbi kokë.Pajtimi politik ne fakt pas lufte dhe mos aprovimi i ligjit të lustracionit ju hynte ne funksion njerëzve të jugosllavizmit-serbizmit politik.Lustracioni nuk u kry kurrë që do tu ipte fund kuadrove të mbetura me logjikë komuniste jugosllave-serbiane.Ka ardhur koha e hapjes se dosjeve politike , ku ne te njejten kohë të miratohen ligje për verifikimin e të gjitha kuadrove politike dhe ne të gjitha sistemet .Ai bëhet një konstrukcion politik i sapo krijuar përmes të cilit elitat me logjikë socialiste nuk do të na heqen qafe, madje duke na shitur patriotizem , duke ruajtur rrjetet dhe privilegjet e tyre.Ne kurrë si shtet nuk u morem me hulumtime se sa përqind të këtyre njerëzve gjenden të inkuadruar në institucione dhe ne sektore të ndryshme private .Këta njerëz janë shumë të dëmshem ,se i stopojnë të gjitha proceset zhillimore dhe avansimin e demokracisë dhe lirisë .Është e qartë se kjo nuk është rastësi, është çështje vazhdimësie. I kemi ende një pjesë tw tyre në pozicionet universitare, në kompani, drejtwsi, konglomeratet mediatike etj. Doli që demokracia e re nuk ishte një kërcënim për privilegjet e tyre. Dhe, kur tw tjerwt ‘sfidojnë’ sistemin duke kandiduar për poste, ata hasin në rezistencë, vonesë dhe shpifje.Nekomunistet janë shumë të rafinuar, dinë të përshtatën dhe janë shumë dinak.Rrjetet e trashëguara të politikës neokomuniste , të cilët po bllokojnë demokracinë , duhet të zhbëhen për të mirën e shtetit të Kosovës.Ndarja sipas ideologjise nuk është simpotomë është një mburojë për elitat e vjetra , e cila u mundëson atyre të sundojnë pa i sunduar, duke ofruar regjim despotic që ,mbijeton mbi bazat e klientelizmit.Të krijosh një konstrukt shoqëror të pa plotë dhe të dyshimtë , duke mos zbatuar reforma përmes ligjit të lustracionit , është e keqe ndaj popullit.Po dalim në zgjedhje në kuader të sistemit shumë partiak pluralist, ndërsa ende po jetojmë më logjikën e shekullit të kaluar.Secili duhet të përgjigjet për vete.Duhet të punojmë shumë për zhvillimin e balansuar dhe të avansuar që të jetojmë më mirë se më parë.Muajit e fundvitit shënuan polarizim në rritje në skenën politike ashtu edhe në shoqëri.Frustrimet politike po manifestohen gjithnjë e më shumë përmes paraqitjeve politike agresive duke na shkaktuar shumë dëme.Këto janë kriza të sajuara, artificiale për pushtet.Çdo devijim nga parimet themelore – integriteti territorial dhe sovraniteti – do të krijonte një precedent të rrezikshëm.Proritetet për vitin e ardhshem është hyrja e Kosovës në strukturat relevante të BE-së dhe në NATO.Kjo do të ndodhë , nese gjendet një gjuhë përbashkët bashkëpunimi mes partive politike, për të formuar organet e reja të pushtetit ekzekutiv pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit.Institucionet do të vazhdojnë të bëjnë gjithçka që është e mundur për të siguruar që qytetarët në Kosovë të jetojnë një jetë më të mirë…Hapja e dosjeve siq e kam thene disa here eshte kusht per inkuadrimin e Kosoves ne strukturat relevante te BE-se