Pa ujë disa pjesë të komunave Qendër dhe Gazi Babë





Ndërprerje në furnizimin me ujë sot nga ora 9:00 deri në përfundimin e punimeve do të kenë shfrytëzuesit nga rruga “13 Nëntori” në komunën Qendër dhe shfrytëzuesit e një pjese të lagjes Singelliq në komunën Gazi Baba, ndërsa nga ora 10:00 edhe një pjesë e rrugës “Naum Naumovski Borçe” (pjesa nga “Leninova” deri në “Orce Nikollov”) në komunën Qendër.

Nga NQP Ujësjellës dhe Kanalizime kumtuan se arsyeja e ndërprerjes së furnizimit me ujë është ndërrimi i një ventili në Kej 13 nëntori – objekt i Komercijalna Bankës në komunën Qendër, kryerje e kyçjes ujësjellëse të f-80mm në rrugën “Pirinska” 49 në komunën Qendër dhe rikonstruim i rrjetit ujesjellës f-250mm në rrugën “Metodija Andonov Çento” (te Makpetroli) në Singiliq.