Më datë 13.12.2025 në ora 16:50 në SPB Gostivar, R.T. (19) nga fshati Banjicë e Poshtme e Gostivarit, ka denoncuar se rreth orës 15:00 në rrugën “Pançe Poposki”, për shkak të mosmarrëveshjeve të mëparshme, është sulmuar fizikisht nga Xh.N. (20) dhe një minorene, të dyja nga Gostivari. Po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.