Një defekt që ka ndodhur në trafostacionin 110 kilovolt Tetova 1 është shkaku i ndërprerjes së furnizimit me energji elektrike në një pjesë të madhe të Tetovës pas orës 16:00. Trafostacioni është i tensionit të lartë.
“Në bazë të defektit në trafostacionin 110 kV ‘Tetova 1’, një pjesë e konsumatorëve në Tetovë janë pa furnizim me energji elektrike. Ekipet e Elektrodistrbucionit ndodhen në terren dhe po punojnë për sanimin e defektit”, njoftojnë nga Elektrodistrbucioni.