Nisma s’e kalon pragun sipas Exit Poll, mori 1.7%





Nisma e Fatmir Limajt s’e ka kaluar pragun prej 5% për t’u bërë pjesë e Kuvendit të Kosovës, sipas Exit Poll të prezantuar në T7.

Kjo parti mori 1.7%, sipas Exit Poll.

Këtë herë, Nisma i hyri garës e vetme për dallim nga zgjedhjet e shkurtit ku hyri në koalicion me AAK-në dhe siguroi tri ulëse.