Nga pamjet e Tetovasot shihet veturë e përmbysur pas aksidentit të rëndë në Gostivar–Tetovë





Në aksidentin e rëndë trafiku të ndodhur sonte në autostradën Gostivar–Tetovë, nga pamjet e siguruara nga Tetovasot shihet një veturë e përmbysur, si dhe një tjetër automjet që ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit, tetë persona kanë mbetur të lënduar, ndërsa ekipet e emergjencës kanë intervenuar menjëherë në vendngjarje.

Tetovasot do të sjellë në vazhdim më shumë informacione lidhur me shkaqet e këtij aksidenti të rëndë, sapo të ketë detaje zyrtare nga autoritetet kompetente.