Nga e marta priten reshje shiu, borë në zonat malore





Nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike njoftojnë se mëngjesin e sotëm, temperatura më e ulët në vendin tonë është matur në Berovë, ku janë matur -5 gradë, pasuar nga Manastiri dhe Strumica me -4 gradë, Shkup-Petrovec dhe Shtipi me -3, Demir Kapija, Velesi dhe Kumanova me -2 gradë. Në Tetovë, Shkup-Zajçev Rid, Kavadar, Gjevgjeli, Prilep, Mavrovë dhe Pretor temperatura është -1 gradë, në Kriva Pallankë dhe Kodër e Diellit 0 gradë, në Ohër 1 gradë, ndërsa në Vinicë dhe Krushevë 2 gradë.

Sot moti do të jetë pjesërisht me vranësira dhe me periudha me diell. Paradite, në disa lugina do të ketë paraqitje të mjegullës. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të lëvizë nga -3 deri në 2 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 6 deri në 13 gradë Celsius, njofton DPHM.

Në Shkup moti do të jetë pjesërisht me vranësira dhe i qetë, me paraqitje të mjegullës. Temperatura minimale do të zbresë deri në -3 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 8 gradë.

Deri të martën do të mbizotërojë mot stabil dhe kryesisht i qetë. Në disa lugina do të ketë mjegull dhe vranësira të shtuara. Nga e marta në fund të ditës dhe në ditët në vijim priten reshje të herëpashershme lokale shiu. Në male dhe në vendet më të larta reshjet do të jenë në formë bore, njofton DPHM.