Në rast kualifikimi në Kampionatin Botëror të vitit 2026, kombëtarja e Kosova ka ‘mësuar’ kundërshtarët e saj.
Kombëtarja e Kosovës, në rast se kualifikohet nga rrugëtimi C i “play-offit” të Botërorit, do të jetë pjesë e Grupit D.
Po të kualifikohet, Kosova do të ketë punë me SHBA-në, Australinë dhe Paraguajin.
Kosova luan ndeshjet e “play-offit” në mars të vitit 2026. Fillimisht, në gjysmëfinale do të ketë punë me Sllovakinë në Bratisllavë, pastaj në rast kalimi të Sllovakisë, do të luajë ndaj fituesit të ndeshjes Turqi – Rumani në Prishtinë.