Në një protestë në Angli u arrestua edhe një burrë i veshur si Babadimër





Një burrë i veshur si Babadimër u arrestua gjatë një proteste në qendër të Norwich të Anglisë.

Ai u mor duke u tërhequr zvarrë nga policia – mes reagimeve të kalimtarëve të habitur.

Norfolk Police njoftoi se dhjetë persona u arrestuan për mbajtjen e pankartave pro Palestine Action, organizatë e ndaluar nga qeveria britanike.

Pankartat mbanin mesazhe kundër genocidit dhe në mbështetje të grupit.

Organizatorët e protestës, Defend Our Juries, kritikuan vendimin për ta shpallur Palestine Action të jashtëligjshme.

Sipas tyre, ky është një sulm ndaj të drejtës për protestë dhe lirisë së fjalës.