Ndërtuan pa leje dy kate te një ndërtese në Gostivar, ngritet padi ndaj investitorit dhe inspektorit të komunës
Zyra e jashtme për punë kriminalistike në Gostivar ka paraqitur kallëzim penal kundër Z.M. (65) dhe V.R. (42), të dy nga Gostivari, për dyshimin e bazuar për kryerjen e veprave penale “ndërtim pa leje” dhe “punë e pandërgjegjshme në shërbim”.
I dyshuari i parë, në mars të vitit 2025, në një lagje të Gostivarit, në cilësinë e investitorit të një objekti banesor në ndërtim, ka ndërtuar një objekt dykatësh pa dokumentacionin përkatës të lëshuar nga organi kompetent.
Ndërsa i dyshuari i dytë, në cilësinë e inspektorit të autorizuar ndërtimor në Komunën e Gostivarit, ka vepruar në kundërshtim me Ligjin për Ndërtim, duke mos dalë në terren pas kërkesës zyrtare të DPB Gostivar për kryerjen e inspektimit të ndërtimit.